Fillon takimi i Presidentes me përfaqësuesit e partive, diskutohet shtyrja e zgjedhjeve

17:22 | 13 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Ka filluar takimi ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe përfaqësuesve të partive politike, ku do të diskutohet mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve lokale të parapara për tu mbajtur më 17 tetor, raporton arbresh.info.

Në takim po marrin pjesë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ai i PDK-së, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku kryetar i LDK-së dhe Muharrem Nitaj nga AAK, si dhe Donika Gërvalla nga Lista
Guxo dhe Mimoza Kusari Lila kryetare e partisë Alternativa.

Presidentja Osmani ka ftuar në takim partitë parlametare për të diskutuar për shyrejn e zgjedhjeve lokale, pasi një gjë e tillë ishte rekomanduar nga IKSHPK/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme