Kundërshtohet mbyllja e çerdheve, i bllokohet dera Kurtit me shishe me qumësht

15:21 | 13 Shtator 2021
arbresh.info

Përmes një aksioni simbolik, Partia Socialdemokrate (PSD), ka kundërshtuar vendimin për mbylljen e çerdheve.

Para zyrave të kryeministrit, Albin Kurti, ata kanë vendosur disa shishe me qumësht.

Natyra Kuçi, zëdhënëse e kësaj partie deklaroi se ky aksion simbolik sot është pikërisht për lënien anash të fëmijëve, dhe shtypjen e grave në shoqëri.

“Këta biberona sot këtu që i kemi hedhur përçojnë mesazhin se fëmijët nëpër kopshte janë lënë anash nga dora e shtetit dhe prapë janë lënë në kujdesej të nënave dhe grave dhe barra po rëndon prapë te nënat. Kur janë lënë hapur xhamitë, tubimet, gastronomia dhe gjithçka tjetër”.

Ajo shton se qëllimi kryesor i qeverisë Kurti është që të mbyllen gratë në shtëpi të bien rastet, dhe pastaj të vazhdohet me tubimet dhe fushatën e tyre.

“Qeveria Kurti është jo emancipuese por betonuese e rolit të grave në shoqëri, roli i të cilave nënën e mban në shtëpi deri sa rastet të bien dhe të vazhdoj me fushatën elektorale dhe tubimet”, përfundoi ajo./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme