Google ADS

Ky do të jetë qëndrimi i Vetëvendosjes në takim me Osmanin

15:17 | 13 Shtator 2021
arbresh.info

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se vendimi për shtyrjen ose jo të Zgjedhjeve Lokale 2021 do të vendoset bashkërisht me partitë tjera politike.

Sipas saj është me rëndësi që të mbrohet shëndeti i qytetarëve në këtë kohë të pandemisë.

“Qëndrimi ynë është që të jetë vendin konsensual i të gjitha partive. Është e rëndësishme që të kemi parasysh shëndetin e qytetarëve dhe në dakordancë me rekomandimet e IKShPK-së të kemi fushatën në rast se vendoset të vazhdohet siç ka qenë”, deklaroi Kusari-Lila, pas mbledhjes së kryesisë.

Partitë opozitare tashmë kanë shprehur qëndrimin kundër shtyrjes së zgjedhjeve të 17 tetorit. Ato pajtohen që të ketë masa më të ashpra gjatë fushatës shkaku i pandemisë.

Presidentja, Vjosa Osmani, pasditen e sotme pret në takim përfaqësuesit e partive politike për t’u dakorduar në lidhje me situatën e krijuar me pandeminë dhe procesin elektoral./arbresh.info/

Ky është qëndrimi që do të mbajë LDK-ja në takim me presidenten Osmani

Ky është qëndrimi që do të mbajë LDK-ja në takim me presidenten Osmani

Ky është qëndrimi që do të mbajë LDK-ja në takim me presidenten Osmani

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme