Google ADS

AAK-ja konsultohet me strukturat para takimit me presidenten Osmani

13:48 | 13 Shtator 2021
arbresh.info

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është takuar sot për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, pak orë para takimi me presidenten, Vjosa Osmani.

Në një komunikatë të lëshuar nga kjo parti, thuhet se puna e palodhshme që po bëhet në secilën komunë të vendit, po reflekton frymën e fitores për AAK-në.

Gjithashtu, në komunikatë theksohet se “Aleanca është dakorduar që zgjedhjet lokale të mbahen me fushatë të shkurtuar, nga 30 në 5 ditë, me paraqitje publike të kufizuara sipas masave të cilat përcaktohen nga ekspertët shëndetësorë”.

“Në respekt të plotë të jetës njerëzore, Aleanca konsideron se legjitimiteti i institucioneve dhe demokracia nuk duhet të rrezikohen” – përfundon komunikata e AAK-së.

Postimi i plotë:

TË RESPEKTOHET JETA NJERËZORE, TË RUHET DEMOKRACIA

Kryesia e AAK-së është takuar sot për të diskutuar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Fryma e fitores së AAK-së, reflektohet nga puna e palodhshme në secilën komunë të vendit.

Aleanca është dakorduar që zgjedhjet lokale të mbahen me fushatë të shkurtuar, nga 30 në 5 ditë, me paraqitje publike të kufizuara sipas masave të cilat përcaktohen nga ekspertët shëndetësorë.

Në respekt të plotë të jetës njerëzore, Aleanca konsideron se legjitimiteti i institucioneve dhe demokracia nuk duhet të rrezikohen./arbresh.info/

Ky është qëndrimi që do të mbajë LDK-ja në takim me presidenten Osmani

Ky është qëndrimi që do të mbajë LDK-ja në takim me presidenten Osmani

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme