Në mbledhjen e fundit nga Qeveria e Kosovës të mbajtur në mënyrë elektronike, ka marrë vendim për masat e reja kundër pandemisë COVID-19, ku njëra nga këto vendimet është edhe shtyrja e fillimit të mësimit deri më 26 shtator.
Lidhur me këtë ka reaguar Instituti EdGuard ku shprehën se këto vendime duhet mirë të argumentohen.
“EdGuard vlerëson që vendime si ky nevojiten të mirë argumentohen. Cili është niveli i infeksionit tek fëmijët; cili është niveli i fatalitetit nga virusi mes fëmijëve; cili është niveli i transmetimit të virusit në komunitetin e shkollës?! Nëse shqetësimi institucional është në mungesë të kapaciteteve spitalore atëherë reagimi duhet të jetë në rritje të kapaciteteve jo në mbyllje të shkollave.”, thuhet në komunikatën e tyre. /arbresh.info/
Haradinaj përcjell ndeshjen Kosovë-Letoni: Të gjithë sonte m...
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari