Google ADS

Konjufca flet me Spancan për fuqizimin e rolit të Zyrës Kombëtare të Auditimit

12:18 | 13 Shtator 2021
arbresh.info

Në kuadër të takimeve të rregullta me drejtues të institucioneve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca.

Me këtë rast, në një komunikatë për medie thuhet se Spanca e ka njoftuar kryekuvendarin Konjufca lidhur me planet dhe angazhimet në fuqizimin e rolit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Kreu i Kuvendit, ndërkaq, e ka uruar Spanca për detyrën e re, duke premtuar njëkohësisht edhe bashkëpunim dhe mbështetje për institucionin e Auditorit të Përgjithshëm.​/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme