Ish- Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka reaguar në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, për rritjen e çmimeve të produkteve.
“Çmimet e produkteve bazë ushqimore po rritën, gjithëashtu veçse janë rritë çmimet e disa produkteve ndërtimore (armatura etj). Kjo rritje e çmimeve të këtyre produkteve mund të ndodh për dy arsyje, arsyje e parë është e logjikshme dhe objektive dhe arsyja e dytë është e jashtëligjshme.
1.Për të parën, çmimet rriten sepse kërkesa mund të jetë e njetë siq ishte ndërsa furnizimi apo oferta është zvogëluar, dhe parimet e mikroekonomisë e tolerojnë një lëvizje të tillë, duke i pasë parasysh rritjen e variablave tjera deri në ekuilibër.
2.Për të dytën, konkurrentët të cilët e furnizojnë tregun me këto produkte, mund të jenë marrur vesh në formë të shkruar apo të bashkërenduar për rritje dhe kufizim të çmimeve. “, shkroi Persteshi në Facebook. /arbresh.info/
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...