Ukraina planifikon të blejë 24 dronë të tjerë turq, njoftoi të dielën autoriteti më i lartë ushtarak i këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryekomandanti i Forcave të Armatosura, Valeriy Zaluzny, u tha gazetarëve se Ukraina planifikon të blejë mjetet ajrore luftarake pa pilot Bayraktar TB2 (Blloku Taktik 2) në periudhën 2021-2022.
Ukraina aktualisht ka 12 UCAV Bayraktar TB2 në inventarin e saj, që po përdoren nga forcat e saj ajrore dhe detare.
“Ne gjithashtu synojmë të përfshijmë dronë të tillë si prodhim vendor në inventarin tonë në të ardhmen”, tha ai.
Zaluzny po ashtu nënvizoi se nuk është e mjaftueshme vetëm për t’i blerë ato, duke theksuar se ata duhet të mësojnë t’i përdorin ato në mënyrë efektive.
Forcat e Armatosura të Ukrainës blenë gjashtë UAV Bayraktar TB2 dhe tre stacione kontrolli tokësor nga Turqia në vitin 2019, të cilat u dorëzuan në dy muaj.
Në korrik të këtij viti, grupi i parë i TB2 iu dorëzua Forcave Detare të Ukrainës.
Bayraktar TB2 hyri në inventarin e ushtrisë turke në vitin 2014 dhe aktualisht përdoret nga disa vende tjera, përfshirë Ukrainën, Katarin dhe Azerbajxhanin.
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë