Google ADS

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në ‘kontrabandë me migrantë’

11:53 | 13 Shtator 2021
Arbresh.info

Policia e Kosovës, në një komunikatë ka njoftuar se kanë arrestuar një të dyshuar për përfshirje në ‘kontrabandë me migrantë’

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit (SMK) Vërmicë, më 12.09.2021 rreth orës 17:40,  në realizimit të  Planit Operativ ‘’Migrimi i pa rregullt“, gjatë vëzhgimit të terrenit kanë vërejtur lëvizje dyshimta të një automjeti me targa vendore dhe i cili ishte ndaluar afërsi të autostradës, afër fshatit Shkozë.

Patrulla e policisë  ka vëzhguar lëvizjet e automjetit  dhe në një moment kanë vërejtur se nga mali kanë zbritur pesë  (5)  persona dhe kanë filluar të hyjnë në automjet. Reagimi i patrullës policore ka qenë i menjëhershëm, kanë ndaluar të  dyshuarin dhe pesë migrantët e pa rregullt, të cilët janë shoqëruar për në stacionin e  për mbikëqyrjen e kufitare në Vërmicë për procedura të mëtutjeshme.

Në koordinim me prokurorin për Krime të Renda në Prizren, është iniciuar rasti ‘Kontrabandim me Migrantë’. Hetuesit policorë kanë intervistuar  të dyshuar:  A.O (1985), shtetas i Republikës së Kosovës i cili, me aktvendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë, kurse procedurat me migrantë janë kryer nga zyrtarë policorë të Drejtorisë së Migrimit të PK-së./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme