Krerët e shtetit dhe investitorët kanë përuruar objektin e ri të Pediatrisë në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Me një kapacitet prej 100 shtretërve aty do të ofrohen të gjitha shërbimet terciare shëndetësore që u duhen fëmijëve.
Presidentja, Vjosa Osmani, tha se Kosova do të jetë në gjendje të ofrojë shërbime moderne me teknologjinë më të fundit.
“Dhe kështu, vendet e rajonit dhe më të largëta nuk do të jenë adresë për shërimin e fëmijëve tanë. Do të mbetet simbol i miqësisë me Emiratet e Bashkuara Arabe. Bashkëpunimi nuk përfundon me kaq, por është vetëm fillimi. Gjithnjë do të ketë hapësirë shtesë për bashkëpunim edhe në ekonomi dhe investime tjera”, deklaroi Osmani, shkruan arbresh.info.
Kryeminsitri, Albin Kurti, shprehet se ky projekt është investim në të ardhmen e fëmijëve tanë.
“Do ketë shërbime të specializuara që do të ndihmojnë në diagnostikimin sa më të hershëm të sëmundjeve. Ky projekt është dëshmi konkrete e miqësisë së Kosovës me Emiratet e Bashkuara Arabe. Jemi thellësisht mirënjohës Emirateve të Bashkuara Arabe. Fëmijëve do t’u garantojmë mirëqenie. Pas nënës sime dhe mësueses sime janë dy pediatër që ja kam borxh jetën. Do të angazhohemi bashkërisht që vizioni të realizohet në buzëqeshjen e të gjithë fëmijëve të Kosovës”, deklaroi Kurti.
Kryetari i Departamentit të Shëndetit në Emiratet e Abu Dhabi dhe anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Abu Dhabi, Abdulla Bin Mohamed Bin Butti Al Hamed, konfirmoi përkrahjen për Kosovën nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Sot ne qëndrojmë në këtë vend për të paraqitur marrëdhëniet e thella ndërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosovës. Para pesë viteve filloi puna për këtë spital përmes një granti nga shekih El Fatima, për të ofruar kujdes për nënat dhe fëmijët në Kosovës. Spitali do të ofrojë shërbime të mëdha, duke përdorur pajisjet më të mira teknologjike. Sot, po i dorëzojmë këtë objekt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Falënderoj të gjithë ata që kontribuan në bërjen e këtij spitali”, deklaroi ai, shkruan arbresh.info.
Edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ky spital është simbol i miqësisë me Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Integron shërbime të emergjencave pediatrike mjekësore, ato të traumës, shërbime të observimit dhe rikuperimit, shërbime të ambulancave specialistike pediatrike dhe kirurgjike, njësive radiologjisë, salla të operacioneve urgjente dhe të planifikuara, njësi të kirurgjisë ditore dhe endoskopisë, sterilizimin qendror, mjekimin intensiv të fëmijëve dhe porsalindurve, departamentin e kirurgjisë së fëmijëve, dhe departamentin e onkologjisë pediatrike”, bën të ditur Vitia.
Spitali i ri Pediatrik-Kirurgjik i Fëmijëve, filloi të ndërtohet në vitin 2016 në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ndërtimi i tërësishëm i spitalit, pajisjet e teknologjisë më moderne shëndetësore dhe trajnimi i personelit mjekësor është rezultat i marrëveshjes së nënshkruar në prill të atij viti ndërmjet ish- presidentes, Atifete Jahjaga dhe Shkëlqesisë së Saj, Sheikës Fatima bint Mubarak, të Emirateve të Bashkuara Arabe, për një donacion prej mbi 22 milionë eurove që do të ndihmojë në përmirësimin dhe përkujdesjen për fëmijët e Kosovës. Projektimi dhe dizajni janë përzgjedhur nga autoritetet e EBA, të cilët kanë mbikëqyrur edhe punimet deri në përfundimin e plotë të spitalit./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...