Maqedonia Veriore/ Mblidhet Këshilli për Siguri

10:35 | 13 Shtator 2021
V. S.

Presidenti Stevo Pendarovski për sot në mesditë ka thirrur Seancë të Këshillit për Siguri.

Krahas anëtarëve të rregullat, në këtë seancë janë ftuar edhe Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski, Drejtori i Agjencisë për Kundërzbulim, Erold Musliu, Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov dhe Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shëptim, Bekim Maksuti.

Në këtë seancë, sic thuhet në një komunikatë nga presidenca, do të diskutohet për refugjatët afganë në territorin e vendit tonë dhe se si është vendosur sistemi për menaxhim me kriza në nivel kombëtar. /KlanMacedonia/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme