Google ADS

Merkel sot në Serbi, nesër në Tiranë takim edhe me Kurtin

08:24 | 13 Shtator 2021
arbresh.info

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë të hënën Beogradin, për të diskutuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq rreth bashkëpunimit politik dhe atij ekonomik, si dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

LEXO Edhe Kurti e Merkel takohen gjatë javës së ardhshme

Të nesërmen, më 14 shtator, Merkel do të niset drejt Shqipërisë, kur do të realizojë një takim me kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë anëtarë të BE-së – Kosovës, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Qeveria gjermane ka thënë se bisedimet do të fokusohen në bashkëpunim rajonal.

Pas 16 vjetëve në krye të politikave evropiane, Merkel do të pensionohet nga politika në fund të mandatit të saj të katërt si kancelare, pas zgjedhjeve gjermane që do të mbahen më 26 shtator.

Përgjatë një takimi me Vuçiqin javën e kluar, ambasadori gjerman në Beograd, Thomas Schieb, ka thënë se vizita e Merkelit në Ballkan dërgon sinjal të qartë se Serbia dhe rajoni mbeten lart në agjendën e Berlinit.

Vuçiq e ka konsideruar vizitën e Merkelit “nder të madh për Serbinë dhe mundësi për ta falënderuar për gjithçka që ka bërë për Serbinë dhe rajonin gjatë një mandati të gjatë dhe të suksesshëm në zyrë”.

Presidenti serb ka thënë mes tjerash se krijimi i të ashtuquajturit Proces i Berlinit nga vetë kancelarja më 2014, për të promovuar bashkëpunimin më të mirë rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin evropian, “ka krijuar atmosferë më ndryshe dhe mundësi të reja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, duke e bërë rajonin më paqësor dhe më stabil”./rel/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme