Me mijëra njerëz kanë protestuar të shtunën në Stamboll, duke formuar kështu tubimin e parë të madh kundër vaksinimeve Covid-19 dhe kufizimeve të reja shëndetësore të vendosura në Turqi për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.
Pa maskë ata bërtisnin dhe mbanin pankarta e flamuj turq duke iu bërë jehonë tubimeve kundër vaksinave në disa vende të tjera.
Një qytetare tha se ata kërkojnë tu respektohen liritë e tyre
“Ne jemi këtu për ata që janë viktima dhe nuk duan të jenë më viktima, për ata që duan të respektohen të drejtat dhe liritë e tyre themelore. Ne jemi këtu si njerëz që refuzojmë atë që na imponohet.”
Nga ana tjetër edhe në Vjenë rreth 2,000 njerëz, janë mbledhur kundër kufizimeve shëndetësore Covid-19 dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kancelarit konservator Sebastian Kurz. Austria ishte ndër vendet e para evropiane që prezantoi një sistem kalimi shëndetësor.
Po ashtu në Paris ka pasur përplasje të ashpra mes qytetarëve dhe policisë në një demonstrim kundër pasaportës së covidit, tubim ky që vjen disa ditë para se të hyjë në fuqi vaksinimi i detyrueshëm i punonjësve shëndetësorë./tch/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?