Real Madridi ka marrë fitore spektakolare në shtëpi ndaj Celta Vigos me rezultat 5-2 në javën e katërt në La Liga.
Vetëm katër minuta iu nevojiten mysafirëve për të shënuar përmes Santi Minas, që u asistua nga Iago Aspas.
Por, Karim Benzema me një asistim nga Fede Valverde, i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 24-të.
Por, Celta Vigo nuk u dorëzua dhe e riktheu epërsinë me golin e realizuan nga Franco Cervi (31’).
Në 45 minutat e dytë, Los Blancos kishin një fytyrë tjetër, pasi realizuan dy gola.
Sërish ishte në skenë Karim Benzema, ai që i barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 47-të, me Miguel Gutierrez që ndihmoi me asistim.
Për të përmbysur rezultatin, u përkujdes Vincius Junior që realizoi në minutën e 54-të, me Gutierrez që sërish ishte asistuesi.
Për të realizuar për 4-1, u përkujdes transferimi më i ri, Eduardo Camavinga (72’), që ishte për të gol në debutim.
Se ishte nata e tij, e dëshmoi edhe het-triku që e realizoi Benzema në minutën e 87-të, pasi realizoi nga penalltia.
Pas javës së katërt, Real Madridi është lider me dhjetë pikë, aq sa kanë edhe Valencia e Atletico Madridi.
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...