Ndërroi jetë ish-ushtari i UÇK-së nga Covid19

21:51 | 12 Shtator 2021
Arbresh.info

Dega e OVL të UÇK-së në Pejë ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë ish-ushtari Bajrush Berisha pasi ai ishte prekur nga virusi Covid19.

“Sapo morëm lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë bashkëluftëtari jonë Bajrush Berisha nga fshati Kosuriq, pas një beteje të gjatë me Covid19.”, thuhet në njoftim e publikuar në postimin e Facebookut.

“Të dashur bashkëluftëtarë, të dashur qytetarë. Ju lutemi që të vaksinoheni. Nga virusi po vdesin të dashurit tonë. Nga vaksina nuk po vdes askush”, thuhet tutje.

Dega ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të ulur rrezikun që të preken nga virusi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme