Google ADS

Ibrahimovic rikthehet me gol, realizon ndaj Lazios

19:38 | 12 Shtator 2021
KRG

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic pas disa muajve është rikthyer në fushën e gjelbër.

Suedezi është inkuadruar në takimin kundër Lazios dhe menjëherë ka gjetur golin.

Shtatë minuta pasi u inkuadrua, Ibrahimovic dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Ante Rebic (67′).

Pas një aksioni të shpejtë, Rebic gjeti në mënyrë fenomenale Ibrahimovic që lehtësisht realizoi në portën e zbrazur.

Për të parë golin: Video

Rezultati momental është 2 – 0.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme