Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u kërkon demokratëve që mos të largohen nga radhët e partisë, por të bëhen të gjithë bashkë kundër Lulzim Bashës.
Në një postim në mediat sociale, Berisha shkruan se të gjithë demokratët duhet të bëhen bashkë për të hedhur në koshin e plehrave vendimin e Bashës, të cilin e quan antistatutor dhe amoral. Po ashtu kreun e PD e quan të marrë peng.
“Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha”, është ky reagimi i Berishës.
Ky reagim i ish-kreut të PD vjen në një kohë kur ka nisur një seri sulmesh ndaj Lulzim Bashës, pasi ky i fundit e përjashtoi nga Grupi Parlamentar. Përjashtrimi i Berishës erdhi pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA./tvklan.al/
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut