Një grup qytetarësh në mënyrë të organizuar kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë kundër vaksinimit të detyrueshëm.
Ata paralajmëruan se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për vaksinim, raporton Ekonomia Online.
Pjesëmarrësit e kësaj proteste janë parë duke qëndruar afër njëri-tjetrit pa maska. Vetëm një numër i vogël i tyre respektuan masat anti-Covid.Arian Xhezairi, organizator i kësaj proteste, tha se nuk do të lejojnë që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm.
“Kryeministri e ka shti në terr popullatën dhe nuk do me dëgjua për askënd. Nuk respektohen të drejtat tona dhe me Kushtetutë është shkelje e të drejtave tona. Andaj nuk lejojmë që dhunshëm me u shpu, dhe as fëmijët tanë nuk do i lejojmë të na i vaksinojnë”, tha ai.
Edhe organizatori tjetër, Arianit Sllamniku, tha se kjo është padrejtësi ndaj tyre, andaj të hënën në ora 13:00 do jenë tek Gjykata Kushtetuese për ta dërguar këtë ankesëTutje ai tha se nuk do lejojnë që të shkelen të drejtat e tyre dhe që t’u imponohet diçka pa dëshirë.
“E kanë shkelur nenin 26 të Kushtetutës që kanë të bëjnë me raporton e individit dhe procesin e vaksinimit”, tha Sllamniku.Që nga muaji gusht, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për luftim të pandemisë së Coronavirusit.Në mesin e masave është përfshirë edhe dëshmia për vaksinim kundër këtij virusi për të hyrë në klube të natës, diskoteka, dasma dhe ahengje tjera familjare.
Po ashtu edhe për punonjësit e insitutcioneve publike nga e hëna duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër Covid-19, për t’iu lejuar hyrja në ambientet e punës.Në mungesë të dëshmisë për vaksinim, duhet të prezantohet testi negativ në Coronavirus, jo më i vjetër se 72 orë, testi antigjen jo më i vjetër se 48 orë, ose dëshmia për tejkalim të koronavirusit brenda 180 ditëve.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...