Turqia ka administruar mbi 101 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, sipas shifrave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 51,23 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa rreth 40 milionë janë vaksinuar tërësisht, shkruan Anadolu.
Turqia po administron gjithashtu doza të treta përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi 9,37 milionë doza të tilla.
Deri më tani, mbi 82,5 përqind e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
Ministria konfirmoi gjithashtu 23 mijë e 562 infeksione të reja dhe 214 viktima nga virusi korona në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i rasteve në Turqi ka arritur në 6,03 milionë, ndërsa numri i viktimave është 52 mijë e 860./kk/
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...