Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) pritet që të mbajë bisedime më 12 shtator në Teheran, në përpjekje për të ringjallur marrëveshjen bërthamore ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore.
Rafael Grossi, drejtor i ANEB-it pritet të takohet me kreun e ri të Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit, Mohammad Eslami.
Kjo është vizita e parë e Grossit në Iran që prej se presidenti i ri, Ebrahim Raisi mori detyrën në muajin gusht.
Bisedimet ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore mbi kufizimin e programit bërthamor të Teheranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, kanë ngecur që prej muajit qershor.
Më herët gjatë këtij muaji, ANEB, në një raport të publikuar tha se Irani vazhdon të rrisë furnizimet me uranium të pasuruar. Në këtë raport po ashtu u tha se aktivitetet e verifikimit dhe monitorimit janë “minuar seriozisht” që prej shkurtit, pasi Irani refuzojë që të lejojë inspektorët që të kishin qasje në pajisjet e monitorimit të kësaj agjencie.
Fuqitë botërore duhet të vendosin nëse duan të miratojnë një rezolutë për të kritikuar Iranin apo do ta rrisin presionin gjatë takimit të javës së ardhme të bordit të guvernatorëve të ANEB-it. Miratimi i një rezolute do të mund të rrezikonte rinisjen e bisedimeve mbi marrëveshjen bërthamore të arritur ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore.
Sipas kësaj marrëveshjeje, që u arrit më 2015, Teherani u pajtua që të reduktojë aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Por, më 2018, atëbotë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e largoi Uashingtonin nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione të ashpra ekonomike ndaj Iranit.
Më 2019, në përgjigje të sanksioneve amerikane, Irani shkeli një sërë pikash të marrëveshjes, siç është pasurimi i uraniumit në nivel shumë të pastër, afër pastërtisë që kërkohet që uraniumi të përdoret për armë bërthamore./REL/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...