Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se Ukraina duhet të qëndrojë si vend transit për eksportet e gazit natyror rus.
Këto komente ajo i bëri gjatë vizitës që po u bën kryeqyteteve evropiane, përpara se të largohet nga posti i kancelares.
“E kam bërë të qartë se është shqetësimi ynë që Ukraina të vazhdojë të jetë vend transit për gazin rus”, tha Merkel gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin e Polonisë, Mateusz Morawiecki më 11 shtator në Varshavë.
Merkel do të largohet nga posti i kancelares pas zgjedhjeve të 26 shtatorit. Ajo ka mbajtur këtë post për 16 vjet.
Në javët e fundit, Merkel ka arritur marrëveshje me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden që do të lejojë Rusinë që të përfundojë projektin kundërthënës për sjelljen e gazit natyral në Gjermani.
Gazsjellësi, që njihet si “Rrjedha Veriore 2”, do të sjell gazin nën Detin Baltik, që to ta privojë Kievin nga pothuajse 2 miliardë dollarë të hyra në vit nga transiti i eksporteve./TCH/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...