Një i ri shqiptar, i cili goditi me thikë një tifoz britanik të futbollit pasi ky i fundit iu ankua se po i bllokonte shikimin në një prej ndeshjeve të Anglisë në Kampionatin Europian.
Pëllumb Hysa është burgosur për nëntë vite pasi goditi brutalisht 59-vjeçarin pasi ata festuan fitoren e çerekfinales së “Tre luanëve” kundër Ukrainës. Tifozi i sulmuar nga shqiptari përfundoi në spital kishte nevojë për operacion pasi një nga tre goditjet kishte marrë nga thika, i kishte shkaktuar gjakderdhje të brendshme. Në sallën e gjyqit, Simon Duncan tha se viktima kishte qenë me miqtë si pjesë e një feste duke nxjerrë edhe pamjet nga momentet e përplasjes mes tyre.
Pas një sherri për të liruar pamjen e televizorit, diskutimi duket se përfundoi në mënyrë miqësore sepse gjatë ndeshjes, Hysa përqafoi viktimën kur Anglia shënoi. Madje kur u bë goli i tretë bëri edhe sherr me të.
Megjithatë, momente më vonë, Hysa nxori thikën e biftekut dhe e goditi disa herë, para se ta fshihte nën këmishën e tij.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...