Krimi në familje godet sërish. Këtë herë viktima është një nënë e re 23 vjecare e cila u ekzekutua nga ish- bashkëshorti Elton Metaj në derën e shtëpisë së prindërve të saj në fshatin Zhupan të Fierit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50 ku autori shkoi në shtëpinë e ish-gruas Sabrina Bengaj në prani të nënës së saj.
Viktima, pas dhunës psikologjike dhe fizike ishte larguar nga familja e bashkëshortit, edhe pse kërcenimet kishin vazhduar kohë pas kohe nga ai.
Vëllai i viktimës, i tronditur, shprehet se kjo ngjarje ishte e paralajmëruar pasi disa muaj më parë autori kishte kërcenuar me jetë sërish 23-vjecaren, sepse ishte larguar në shtëpinë e prindërve pas dhunës psikologjike dhe fizike që ai ushtronte prej kohësh.
Familjaret akuzojne edhe sistemin e drejtësisë që sipas tyre e nxori nga burgu në një kohë kur ai paraqiste rrezikshmëri.
Menjëherë pas krimit, autori arriti të largohet nga vendi i ngjarjes me një motorr por policia pas rreth 3 orësh kërkime gjatë natës në një zonë me pyje në fshatin peshtan e arrestoi dhe sekuestroi armen e krimit qe kishte me vete.
Mësohet se ish-bashkëshortët kishin një fëmijë të mitur, ndërsa 31 vjecari Metaj vetëm 2 muaj më parë kishte lënë qelinë pasi ishte dënuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje./vizionplus/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...