Zëvëndës-presidentja amerikane Kamala Harris gjithashtu ka mbajtur fjalim në Shanksville, për 20 vjetorin e sulmeve vdekjeprurëse të 11 shtatorit.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ajo tha se ngjarjet që u shpalosën në Fluturimin 93 “na tregojnë aq shumë për guximin e atyre në bord, të cilët dhanë gjithçka… për qëndrueshmërinë e popullit amerikan.
“Në një kohë terrori të plotë, ne u kthyem kah njëri-tjetri. Në fytyrën e një të huaji pamë fytyrën e një shoku”, u shpreh ajo.
“Kjo na kujtoi rëndësinë dhe forcën e unitetit tonë si amerikanë, dhe se është e mundur në Amerikë”, ka potencuar Harris.
“Me unitet, nuk nënkuptoj uniformitetin. Ne kishim dallime mendimesh në vitin 2001 siç bëjmë në 2021”, shtoi ajo. “Unë besoj në Amerikë, diversiteti ynë është forca jonë”.
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...