Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e ka gjobitur bankën Raiffeisen, me hiq më pak se 1 milion euro, për dyshimin për mashtrim të klientëve me produktin e sigurimit të kredisë.
Zyrtar të lartë të BQK-së, i kanë thënë Gazetës Fjala, në kushte anonimiteti se produkti që u ishte ofruar klientëve si mundësi që të shlyejnë borxhin ndaj bankës në rastet e aksidenteve apo të sëmundjeve që rezultojnë me vdekje ose paaftësi të përhershme duke siguruar kredinë, nuk është zbatuar edhe pse qytetarët kanë paguar.
Lajmin për gjobën e ka konfirmuar për Gazetën Fjala, Iliriana Tahiraj, zyrtare për media dhe marrëdhënie me publikun, e cila tha se e kanë pranuar vendimin e Bankës Qëndrore të Kosovës dhe se janë duke e shqyrtuar atë.
“Gjatë komunikimeve tona me BQK-në, ne e kemi shprehur mospajtimin tonë për vlerësimin e BQK-së mbi përdorimin e sigurimit të kredisë”, tha Tahiraj.
Sipas Tahiraj, kjo bankë e ka njoftuar BQK-në se do të shfrytëzoj të drejtën ligjore për të paraqitur ankesë kundër vendimit të tyre në gjykatë.
E pyetur nëse kjo bankë ka evituar problemi për të cilin është ndëshkuar, zyrtarja për informim nuk ka dashur të flas, duke thënë se do të paraqesin ankesën ndaj vendimit të BQK-së.
“Besojmë se do të arrijmë të dëshmojmë se Banka Raiffeisen në Kosovë i ka respektuar ligjet të cilat kanë qenë të aplikueshme në vitin 2008”, përfundon përgjigjja e saj.
Sigurimi i kredisë është produkt që e aplikon banka Raiffeisen për kreditë individuale për të siguruar pagesën e saj edhe në rastet e aksidenteve apo të sëmundjeve që rezultojnë me vdekje ose paaftësi të përhershme.
Përmes sigurimit të kthimit të kredisë, i bëhet e mundur huamarrësit të shlyej borxhin ndaj bankës, në mënyrë që që të shmangin rastin që bashkë-huamarrësi, garantuesi ose ndonjë anëtar i familjes të hyn borxh për personin që ka marrë kredinë.
Kjo bankë nuk është e vetmja që është denuar. Banka Qëndore gjatë vitit 2015 ka shqiptuar dënime në vlera monetare edhe për 10 institucione tjera financiare e jo financiare.
Besnik Kada zyrtar për Marrëdhënie me Media dhe Komunikim në BQK tha për Gazetën Fjala se në to përfshihen bankat, kompanitë e sigurimeve, ndërmjetësues të sigurimit dhe institucione mikrofinanciare.
“Në rast të mos përgjigjes apo mos pagesës së gjobave, BQK ka autoritet ligjor të shqiptoj masa tjera ndaj institucioneve financiare”, tha Kada.
Kada thotë se BQK ka autoritet të shqiptoj masat nga vërejtja me shkrim si masa më e lehtë deri te revokimin e licencës apo regjistrimit si masa më e rëndë administrative.
“Gjobat të cilat caktohen ndaj institucioneve financiare paguhen në llogari të Buxhetit të Republikës së Kosovës”, tha ai.
Problemet e klientëve me këtë bankë
Në muajin korrik Gazeta Fjala pati raportuar për problemet e qytetarëve të vendit me llogaritë në bankën Raiffeisen.
M.GJ (emër i njohur për redaksinë) pati treguar se si Banka Raiffaisen ia ka bllokuar llogarinë për tre muaj rresht. Ai ka thënë se i ishte pamundësuar qasja në konto, pasi dikush kishe ndërhyrë në lloagrinë e tij private ku edhe ia kishte tërhequr pagën e muajit maj këtë vit.
Maltretimi nëpër sportelet e bankës atij i ka zgjatur afro tre muaj, ku sipas tij edhe për tërë këtë kohë Raiffaisen Bank nuk ia ka kthyer paratë dhe nuk kishte arritur t`i jap informacion se kush ia ka marrë këto para.
Një qytetari tjetër nga Gjilani po ashtu i kishte dal problem para katër vjetëve me bankën Raiffaisen.
Rasti i R.Bislimi ishte i njohur thuajse për të gjithë zyrtarët e kësaj banke të cilët Beslimi i akuzon se ata u munduan ta heshtin me çdo kusht për shkaqe të sigurisë.
Njohuri për këtë kanë edhe organet e drejtësisë. Madje është zhvilluar edhe një proces gjyqësor kundër ti.
Bislimit banka Raiffeisen ia mori nga llogaria e tij 3 mijë e 900 euro. Këto mjete jo që nuk i kthyen kurrë, por ai u dënuar edhe me burg nën akuzën se arriti ta thyej sigurinë e kësaj banke, duke konvertuar dhjetëra çeqe të dyshimta me dollarë.
Gazeta Fjala pati raportuar në janar të këtij viti sesi shumë institucione, në mesin e tyre edhe banka ishin duke e shfrytëzuar mos funksionimin e Autoritetit Kosovarë të Konkurrencës. /Gazeta Fjala/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...