Në Tetovë është mbajtur marshi paqësor për të kujtuar 14 viktimat e zjarrit tragjik që shkrumboi Qendrën Kovid mbrëmjen e 8 shtatorit.
Marshi që filloi nga Sheshi Ilira, përfundoi para Qendrës Covid të shkrumbuar, nuk u shënua me asnjë brohoritje. Ishte i qetë.
Pasi arritën në Qendrën Covid, marshuesit dëshiruan t’u afrohen dhomave ku humbën jetën nga zjarri, por u ndaluan nga policia.
Aty u ulën për një minutë në heshtje duke kujtuar se është ditë zie.
“Ishallah është kjo e fundit që i ndodh Tetovës”, u lutën marshuesit.
Nga zjarri në qendrën e Covid-19 në Tetovë humbën jetën 14 persona, ndërsa të lënduar mbeten 12 persona.
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani