Presidenti amerikan, Joe Biden do të marrë dozën e tretë të vaksinës COVID-19. Por, i pari i shteti amerikan do të presë që ajo të jetë e disponueshme gjerësisht, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
“Ne do të presim derisa të jetë gjerësisht i disponueshëm, gjë që e presim së shpejti”, u tha Psaki gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.
Biden i tha ABC News në muajin gusht se ai dhe Zonja e Parë, Jill Biden do të merrnin një dozë të tretë të vaksinës për të rritur imunitetin, pasi administrata e tij njoftoi planet se një dozë e tretë do të ishte në dispozicion për të rriturit në Shtetet e Bashkuara.
Tune in for a briefing with Press Secretary Jen Psaki. https://t.co/shVe1TXDVu
— The White House (@WhiteHouse) September 10, 2021
Programi i dozës së tretë është duke u zhvilluar edhe pse miliona amerikanë nuk kanë marrë ende dozën e parë, dhe shumë prej tyre janë duke pritur për furnizime me vaksina në të gjithë botën.
Biden, 78 vjeç dhe gruaja e tij morën dozën e parë të Pfizer-BioNTech në muajin dhjetor, kur vaksinat sapo po importoheshin në Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët shëndetësorë amerikanë kanë mbrojtur planin e administratës për të ofruar një dozë tjetër të vaksinës për amerikanët si mbrojtje shtesë kundër virusit, megjithëse të tjerët janë duke pritur për dozat e para, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar më shumë doza ndërkombëtarisht sesa të gjitha vendet e tjera të kombinuara.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...