Google ADS

AGK: Presidentja Osmani të distancohet nga gjuha linçuese e Blerim Velës

15:12 | 11 Shtator 2021
S D

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës së shefit të stafit të presidentes Osmani, Blerim Vela ndaj mediave. AGK konsideron se Vela po përdorë gjuhë linçuese që shërben për përhapjen e urrejtjes dhe sulmeve ndaj gazetarëve.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ndjekur me shqetësim sulmet e vazhdueshme ndaj mediave që vijnë zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Këshilltari i saj, Blerim Vela disa herë ka përdorur gjuhë dengiruese duke i etiketuar mediat si “të ish-regjimit Pronto”. AGK konsideron se kjo gjuhë është linçuese dhe që shërben për përhapjen e urrejtes dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë”, thuhet në reagim.

AGK-ja ka ftuar presidenten Osmani të distancohet nga gjuha linçuese e Velës.

“Duke ardhur nga zyra më e lartë e shtetit, këto veprime të zotit Vela ndikojnë në frikësimin e gazetarëve dhe krijimin e një ambienti të pasigurtë për punën e tyre. AGK-ja e fton Presidenten Osmani që të distancohet dhe të përkujdeset që sulme të tilla të mos përsëriten nga zyra e saj”, thuhet në reagimin e AGK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme