Mulliri i Dragashit, ashtu si edhe shumë mullinjtë e tjerë, punonte nga rrjedha e lumit, formë kjo më e sigurt dhe më ekonomike, shkruan arbresh.info.
Ky mulli daton që nga shek.XIX, i cili i ka mbijetuar kohës, duke mbajtur brenda vetës një thesar të përdorur për breza me radhë në këtë anë.
Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport në komunën e Dragashit, Lirim Hajredini, për arbresh.info tregon funksionin e punës së tij.
“Si tek çdo mulli tjetër edhe tek ky mulli, funksionon përmes gurit ku bëhet shtypja e grurit përmes gurit dhe e gjithë fuqia e tij vjen përmes ujit. Gjegjësisht përmes këtij lumi që gjendet këtu afër d.m.th, ka ekzistuar më parë jazi e i cili për momentin nuk është i rregullum, por shpresoj që në të ardhmen ta rregullojmë
ashtu siç ka qenë”, tha Hajredini.
E vendi ku ndodhet ky mulli është kthyer në një pikë turistike, madje edhe për piknik.
“Ky mulli daton që nga shek. XIX/19, ku gjatë vitit të kalum kemi ba një investim le të themi jo shumë të madh mirëpo shfrytëzimi i këtij mulliri ka qenë më të vërtet interesant, ku mund të shihen edhe ulëset dhe njerëz të ndryshëm kanë qenë për ta parë. Le të themi që ka shërby si një pikë turistike e që ky ishte edhe qëllimi jonë, ku njerëzit kanë ardh kanë ba piknik, si qëndrimi i shkurtër ditorë”, tha Hajredini.
Ka një rëndësi të veçantë për trashëgimin, por që akoma nuk është marr në mbrojtje.
“Ende nuk është në mbrojtjeje të trashëgimisë kulturore, mirëpo jemi në plotësim të dokumenteve për futjen në mbrojtjeje të trashëgimisë së bashku me
Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit”, deklaroi Haradinaj.
Haradinaj tutje tha se për t’i njohur këto objekte, Komuna e Dragashit ka filluar promovimin e tyre.
“Qytetarët e Komunës së Dragashit pothuajse të gjithë e dinë për ekzistencën e këtij mulliri. Mirëpo qytetarë të huaj tani kanë rastin të njihen më shumë sepse gjatë vitit kalum edhe kemi bërë promovimin e gjithë punës jo vetëm të këtij mulliri por të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore ku kemi bërë rregullimin e shtatë objekteve e ku kemi bërë edhe katalogë për të kuptuar se ku gjenden këto objekte”, tha Haradinaj.
Veçantia e këtij Mulliri është arsyeja se pse i ka qëndruar kohës dhe ndryshimeve moderne./S.D/arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?