Abdixhiku për sulmet e 11 shtatorit: Populli ynë do të qëndrojë përherë në krah të popullit amerikan

12:32 | 11 Shtator 2021
S D

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në 20 vjetorin e sulmeve në SHBA thotë se Kosova do të qëndrojë përherë në krah të popullit amerikan, në ditë të mira e të vështira.

LDK në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se përtej tmerrimit e pikëllimit të gjithmbarshëm që shkaktoi 11 shtatori i vitit 2001, në botë e padallim dhe në Kosovë, kjo datë përcakton edhe bashkimin e popujve e forcave të drejta kundër të ligës e terrorizmit global.

“Sot janë bërë 20 vjet nga akti i tmerrshëm terrorist në tokën e lirisë. Përtej tmerrimit e pikëllimit të gjithëmbarshëm që 11 shtatori i vitit 2001 shkaktoi, në botë e padallim dhe në Kosovë, kjo datë përcakton edhe bashkimin e popujve e forcave të drejta kundër të ligës e terrorizmit global.

Kjo betejë ende vazhdon. Kosova, populli ynë do të qëndrojë përherë në krah të popullit amerikan; në ditë të mira e të vështira padallim.

Në emër të LDK-së, dua të shpreh sot solidaritetin me popullin amerikan dhe me familjet e të gjitha viktimave për momentet e rënda që kanë përjetuar në ditën e 11 shtatorit. Njëkohësisht dua të ju shpreh edhe falënderimin e pa rezervë burrave e grave amerikane në shërbim në Kosovë, për mbështetjen e vazhdueshme që i japin vendit tonë në luftën kundër terrorizmit”, shkruan ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme