Google ADS

Ambasada Amerikane në Kosovë kujton sulmet e 11 shtatorit dhe shpreh mirënjohjen ndaj Kosovës

11:57 | 11 Shtator 2021
S D

Sot kur gjithë bota po kujton sulmin e tmerrshëm të 11 shtatorit, 20 vite më parë, Ambasada Amerikane në Kosovë, edhe një herë shpreh mirënjohje ndaj Kosovës që çdo herë mban zi dhe nderon sakrificat e personave të parë që reaguan si heronj, transmeton arbresh.info.

Në një postim në facebook, Ambasada Amerikane ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit e ku në të humben jetën 3,000 burra, gra fëmijë, si dhe u plagosën qindra të tjerë.

“Njëzet vjet më parë sot, terroristët vranë gati 3,000 burra, gra dhe fëmijë nga 90 vende në një sulm të paparë në tokën amerikane. Ndërsa mban zi për të humburit dhe nderon sakrificat e personave të parë që reaguan si heronj, Shtetet e Bashkuara mbeten përjetësisht mirënjohëse për Kosovën dhe partnerët e tjerë kundër terrorizmit të angazhuar për t’i mbajtur vendet tona të sigurta”, thuhet në shkrimin e ambasadës./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme