Google ADS

Të hënën është planifikuar fluturimi i parë drejt Kabulit

10:57 | 11 Shtator 2021
S D

Linja ajrore pakistaneze PIA do të jetë e para që do të fluturojë drejt Kabulit pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan.

Lajmi u njoftua nga një zëdhënës i kompanisë, Abdullah Hafeez Khan, cituar nga mediat ndërkombëtare.

Fluturimi i parë është planifikuar për të hënën e ardhshme nga Islamabad.

“Ne kemi të gjitha lejet teknike për operacionet ajrore. Avioni ynë i parë komercial, një Airbus A320, do të ngrihet nga Islamabad për në Kabul më 13 shtator”, tha zëdhënësi.

Kujtojmë që fluturimi i parë pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani me të huaj u krye në 9 shtator drejt kryeqytetit të Katarit Doha dhe një tjetër u krye dje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme