Pas ankesës së një personi se një zyrtarë i Agjensionit Qendror të Prokurimit, i ka kërkuar ryshfet në vlerë prej 8000 eurosh, që kompania e tij të fitojë tenderin, është zënë në flagrancë nga Policia, shkruan arbresh.info.
Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë (NN) 10.09.2021 – 16:30. Ankuesi i një kompanie private ka informuar se nga një zyrtar i Agjensionit Qendror të Prokurimit (AQP), i është kërkuar ryshfet që kompania e tij të fitojë tenderin. Njësia policore ka kapur në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili kishte marr 8000 euro para të gatshëm. Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt’, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...