Google ADS

Asnjë përpjekje për përgatitje të aplikimeve në Këshill të Evropës, INTERPOL e UNESCO

08:00 | 11 Shtator 2021
S D

Kosova nuk ka bërë përgatitjet e duhura për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare edhe pas skadimit të afatit njëvjeçar nga marrëveshja në Uashington.

Anjë përpjekje nga ekzekutivi për të përgatitur aplikimet për organizata të ndryshme me rëndësi për forëcim të shtetësisë së Kosovës.

E shkak për mos përgatitjen e Kosovës për organizata ndërkombëtarë, Behxhet Shala, drejtues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, po e benë ndërrimi i qeverive.

Në një përgjigje për arbres.info, duke folur për mundësinë  Kosovës që të anëtarësohet më të drejta të plota në Këshill të Evropës, Shala thotë se kjo mund të mbetet për një kohë vetëm dëshirë e Kosovës.

“Kosova ende nuk merr vesh në politiken e jashtme dhe vazhdon të bëjnë skandale diplomatike. Dhe, Kosova në arenën ndërkombëtare është një humnerë dhe s’do të mund të krijojë as mekanizmin për antarësim në organizatat ndërkombëtare’’, tha Shala.

Qeveria e Kosovës është pyetur nga portali arbresh.info nëse janë duke përgatitur diçka konkrete për antarësim në Këshill të Evropës, por nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

Se asnjë nga qeveritë nuk ka punuar ashtu siç duhet për anëtarësim e thotë edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.

Sipas tij vetëm përmes koordinimit me partnerët ndërkomëtarë Kosova mund të arrijë suksesshëm të finalizojë antarësimin në organizatën më të rëndësishme të policisë, INTERPOL.

“Ne duhet edhe njëherë ta shikojmë këtë çështje se bashku me SHBA-në se si duhet të veprohet në këtë drejtim. E dimë që më herët kemi dështuar edhe në Interpol edhe në Unesco duke injoruar partnerët tanë strategjike. Mendoj që në duhet të bashkohemi më ta që të na përkrahin në këto rrugë”, deklaroi Ibishi për arbresh.info.

Ministria e Punëve të Brendshme pavarësisht përpjekjeve disa ditore të portalin arbresh.info për të marrë një qëndrim në lidhje me aplikimin në INTERPOL, nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndonëse pajtohet që Kosova duhet ta shikojë seriozisht anëtarësimin në organizatat ndërkombëtarë, Ben Apolloni, njohës i çështjeve të kulturës, thotë se nuk sheh ndonjë lëvizje që është bërë që Kosova të jetë pjesë e UNESCO-s.

“Po, patjetër që duhet të jetë bë gati për anëtarësim në UNESCO e organizata tjera. E sa është e gatshme nuk e di sepse për këtë besoj që duhet të përgjigjen institucionet e kulturës. Nuk shoh ndonjë lëvizje për mirë në fushën e kulturës që nga aplikimi i fundit në UNESCO. Ka faj edhe pandemia, por edhe institucionet e kulturës”, tha Apolloni për arbresh.info.

Sikurse qeveria dhe MPB-ja, as Ministria e Kulturës nuk i janë përgjigjur portalit arbresh.info në lidhje me përgatitjet për aplikim për antarësim në UNESCO.

Kujtojmë se me marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020, Kosova nuk ka pasur drejtë për një vit që të aplikojë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, por jo edhe të bëjë përgatitjet në lidhje më këo aplikime./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme