Forcat izraelite të sigurisë kanë kapur dy nga gjashtë të burgosurit palestinezë , të cilët u arratisën nga një burg i sigurisë së lartë në fillim të kësaj jave.
Gjashtë palestinezët u arratisën nga burgu Gilboa të hënën, duke bërë që e gjithë policia izraelite të fillonte kërkimet për ta, shkruajnë mediat izraelite, transmeton portal arbresh.info
Dy të arratisurit u kapën të premten në malin Precipice pranë qytetit arab të Nazaretit në Izraelin verior, jo shumë larg nga vendi ku ndodhet burgu nga i cili u arratisën, thuhet në një deklaratë.
Gjashtë palestinezë arratisen nga burgu i sigurisë së lartë në Izrael
Dyshja u kap pasi një banor lokal lajmëroi policinë, duke u thënë se dy “punëtorë palestinezë” i kërkuan asaj ushqim, ndërsa më parë ishin parë duke kërkuar ushqim nëpër kontenjerët e plehrave.
Katër të burgosur të tjerë mbeten në arrati, përfshirë Zakaria Zubeidi – një ish komandante e krahut ushtarak të Fatah, Brigadave të Dëshmorëve Al -Aksa, i cili u dënua për organizimin e disa sulmeve vdekjeprurëse dhe po vuante dënim të përjetshëm.
Të gjithë të burgosurit janë nga qyteti i afërt Jenin në Bregun Perëndimor./arbresh.info/
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...