Pakistani paralajmëroi se Afganistani mund të përfshihet nga kriza humanitare pasi miliona afganë kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Afganistanin, ambasadori i Pakistanit në OKB, Munir Akram, tha se bota duhet të parandalojë që situata të mos përkeqësohet më tej, pasi kjo mund të shkaktojë fluks të madh të refugjatëve dhe të ndërlikojë perspektivat për ndërtimin e paqes dhe sigurisë, sipas një deklaratë e lëshuar nga misioni i Pakistanit në OKB.
“Për shkak të pandemisë së COVID-19, konfliktit dhe dështimit të qeverive të kaluara, si dhe korrupsionit të tyre, situata humanitare në Afganistan është e rëndë, me gati 18 milionë afganë që kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare. Komuniteti ndërkombëtar duhet të mësojë nga e kaluara dhe duhet të mbetet i angazhuar në Afganistan, pasi paqëndrueshmëria ose kolapsi ekonomik do të përjetësojë konfliktin dhe do të zgjasë vuajtjet e njerëzve në Afganistan”, tha Akram.
“Nga kjo nuk do të përfitojë askush përveç atyre që e shohin konfliktin e vazhdueshëm në Afganistan si një mundësi për të shfrytëzuar trazirat për të sponsorizuar terrorizmin nga territori i tij”, shtoi ai.
Ai i tha Këshillit të Sigurimit i OKB-së se mbi një milion afganë kanë humbur jetën, plagosur, gjymtuar dhe traumatizuar gjatë katër dekadave të fundit të luftës, të cilat shkatërruan ekonominë tashmë të brishtë të vendit.
“Sot Afganistani është në një pikë kritike në historinë e tij. Populli afgan mundet, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, të rivendosë paqen dhe të ringjallë perspektivat e zhvillimit”, tha ai.
Duke theksuar nevojën për rivendosjen e paqes në Afganistan, Akram tha se Pakistani fqinj është ndikuar rëndë nga pasojat e konfliktit në Afganistan.
“Në të ashtuquajturën ‘luftë kundër terrorizmit’, 80.000 pakistanezë u vranë në sulme terroriste dhe mijëra janë plagosur. Ekonomia jonë pësoi dëm të vlerësuar mbi 150 miliardë dollarë”, shpjegoi ai.
Ai tha se shpreson që qeveria e re e përkohshme talebane të ketë sukses në vendosjen e rendit dhe ligjit dhe një ndjenjë sigurie në vend, të rikthejë shërbimet themelore për njerëzit dhe të mundësojë shpërndarjen në kohë të ndihmës humanitare ndërkombëtare në koordinim me OKB-në dhe agjencitë e saj.
“Qasja e Afganistanit në burimet financiare është thelbësore për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës së brishtë ekonomike dhe kolapsin e ekonomisë. Kjo është thelbësore për të parandaluar inflacionin, rritjen e çmimeve, rritjen e varfërisë dhe një eksod masiv të refugjatëve nga Afganistani”, argumentoi ai.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...