Google ADS

Vjosa Osmani kërkon shtyrjen e zgjedhjeve

00:10 | 11 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë për të diskutuar lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve.

Osmani ka thirrur një takim konsultativ me partitë në mënyrë që të diskutohet për shtyrjen e zgjedhjeve, gjithmonë me rekomandimin e IKSHPK’së.

Takimi do të mbahet me datën 13 shtator në ora 17:00, në Kuvendin e Kosovës.

Kjo kërkesë e Osmanit vjen pas kërkesës së kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për shtyrje të zgjedhjeve.

“Nuk varet prej meje, por nëse unë do ta thoja mendimin tim personal, unë mendoj se zgjedhjet do të duhej të shtyheshin”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme