Kabashi: Deklarata e Besnik Bislimit u nxor nga konteksti, po keqpërdoret nga opozita

23:34 | 10 Shtator 2021
L G

Gazetari dhe analisti, Bekim Kabashi ka vlerësuar se deklarata e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi lidhur me hapjen e arkivave të Kosovës përfshirë edhe ato të UÇK-së po keqpërdoret nga opozita.

Kabashi tha se kjo është si vazhdim i praktikës së keqe të VV që kur ka qenë në opozitë politikën me Serbinë e ka bërë politikë të brendshme, duke e sulmuar njëri-tjetrin.

“Këtë po e vërehej edhe tani, ndoshta jo në masën sa ka qenë kur LVV ka qenë në opozitë që e ka mohuar gjithçka dhe është munduar që me çdo kusht të mohojë gjithçka në raport me Serbinë. Por edhe te deklarata e z.Bislimi, sado që deklarata është jo tamam e qartë, por në këtë rast z.Bislimi tha se institucionet e Kosovës do të hapin të gjitha arkivat për Serbinë sepse Kosova nuk ka çfarë të fshehë. Ndërsa kjo deklaratë po mendoj se po keqpërdoret nga politika opozitare në Kosovë duke u nxjerrë nga konteksti”, tha Kabashi në Kanal 10.

Të ngjashme