Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar paraqitjen e zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi, në takimet që ka pasur me palën serbe dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak në Bruksel.
Haradinaj tha se duhet të shikohet nëse Bislimi ka shkelur protokollet shtetërore, duke u ulur krah për krah me përfaqësuesin e Serbisë.
I pari i Aleancës ka deklaruar se për këtë çështje duhet të deklarohet edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
“Ajo që është një precedent realisht dhe që ndoshta edhe ministrja e Jashtme duhet të prononcohet, a i ka shkelur protokollet shtetërore ky zëvendëskryeministër se është ulur në anën e njëjtë me përfaqësuesin e Serbisë, që është një precedent i çuditshëm në protokolle, të ulesh krah për krah me përfaqësuesin e palës, pra ne jemi me palë, jemi duke negociuar me ta, e nuk jemi një. Pra nuk është bërë Kosova krahinë e Serbisë, as Serbia krahinë e Kosovës, edhe për faktin se ai është vetëm drejtor i një zyrës, nuk është zëvendëskryeministër, si ulet zëvendëskryeministri i parë i një shteti krah për krah në një tavolinë, si me qenë një ekipë me palën kundërshtare, është një precedant dhe Ministria e Jashtme, ministrja Gërvalla duhet ta thotë mendimin e vet në këtë rast, a lejohet kjo praktikë e tillë e protokollit dhe a e pranon Kosova një situatë të tillë të protokollit”, ka deklaruar Haradinaj në kanal 10.
Kreu i AAK-së tha se ky është një precedent i keq dhe dikush duhet të japë llogari për të.
“Për mua ka qenë e çuditshme t’i shoh përfaqësuesin e Kosovës dhe Serbisë krah për krah. Sikur të kishte ndonjë seminar apo ngjarje të madhe, apo një tryezë, ato janë ndryshe, por në këtë format të punës ky ka bërë një shkelje protokollare, është një precedent i keq dhe dikush duhet të japë llogari a lejohet kjo, a është në rregull dhe pse lejohet me ndodhë kështu”, ka deklaruar Haradinaj./arbresh.info/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...