Google ADS

Talebanët vrasin një udhëheqës të rezistencës afgane

23:22 | 10 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Talibanët ekzekutuan vëllain e ish -nënpresidentit afgan Amrulah Saleh, i cili ishte një nga drejtuesit e Frontit të Rezistencës Kombëtare në provincën Panshir.

Vdekja e tij është bërë e ditur nga nipi i tij, transmeton portal arbresh.info

Lajmi për ekzekutimin e vëllait të Saleh, Rahulah Azizi vjen disa ditë pasi talebanët morën në kontroll Panshirin, provincën e fundit që u rezistoi atyre.

“Ata vranë xhaxhain tim. E vranë dje dhe nuk na lejojnë ta varrosim. Ata vazhdojnë të thonë se trupi i tij duhet të kalbet,” tha Ebadulah Saleh në një mesazh me tekst, raporton Reuters.

Amrulah Saleh, i cili e deklaroi veten “president të përkohshëm” pasi Ashraf Ghani u largua nga vendi kur talebanët pushtuan Kabulin më 15 gusht, u largua nga Panshir dhe vendndodhja e tij nuk dihet.

Talibanët njoftuan të hënën se krahina u pushtua pas disa ditësh luftimesh intensive dhe humbjeve të mëdha nga të dyja palët.

Panshir ishte pjesa e fundit e Afganistanit ku talebanët nuk kishin kontroll të plotë, pasi hasën në rezistëncën e lëvizjes anti-talebane Fronti Kombëtar i Rezistencës (NRF)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme