Google ADS

Arrestohen tre persona për korrupsion, dy prej tyre zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurimit

22:11 | 10 Shtator 2021
L G

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës sot ka arrestuar tre persona nën dyshimin për korrupsion, dy prej tyre zyrtar të Agjencisë së Prokurimit.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës nuk ndalet së luftuari grupet e organizuara kriminale.

“Tre të arrestuar për trafikim droge pasi zbulohen e konfiskohen 17 kg drogë e llojit marihuanë. Po ashtu tre të arrestuar për korrupcion prej tyre dy zyrtarë të Agjensionit Qendror të Prokurimit. Të pakompromis ndaj të gjitha llojeve të krimit, e në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar ministri Sveçla./arbresh.info/

Të ngjashme