Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, ka pranuar sot edhe dozën e dytë të vaksinës, në luftën kundër Covid-19.
Myftiu Tërnava ka apeluar tek të gjithë qytetarët e vendit që të vaksinohen dhe të mos hezitojnë në vaksinimin e tyre.
Ai e ka quajtur të paarsyeshme çdo tentim për të arsyetuar refuzimin e vaksinimit, ndërsa potencoi se besimtarët janë të obliguar t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për vaksinim.
“Mosmarrja e vaksinës me qëllime të caktuara, ku më pas dëmtohet shëndeti i tjerëve është mëkat i madh në fenë Islame”, tha ai.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 30 raste të vdekjes, derisa 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...