Google ADS

“S’ka kërkesë zyrtare nga Ministria e Drejtësisë për vizitë të të paraburgosurve në Hagë, Nasim Haradinaj refuzon vizitën”

20:30 | 10 Shtator 2021
L G

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rrahim Hashimi ka reaguar ndaj Ministrisë së Drejtësisë, e cila gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se ka bërë kërkesë zyrtare për vizitë të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Hashimi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Ministria e Drejtësisë ka gënjyer opinionin publik kinse zyrtarisht do t’i vizitojë të paraburgosurit në Hagë, pasi sipas tij, dy persona kanë bërë kërkesë private për t’i vizituar të paraburgosurit dhe jo siç është raportuar, shkruan arbresh.info.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se të enjten është takuar me Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Ajo tha se në këtë takim është diskutuar për funksionimin e Gjykatës Special dhe për një vizitë të Ministrisë së Drejtësisë, gjegjësisht të personave të cilët janë në paraburgim.  Ministrja Haxhiu njoftoi se kjo vizitë pritet të ndodh në fund të këtij muaj./arbresh.info/

Reagimi i plotë:

Qeveri antikombëtare, anti UÇK, kundër liderëve të UÇK- së në Hagë!
( Opinioni i gjerë publik po manipulohet nga Ministria e Drejtësisë )
Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë ka gënjye opinionin publik në mënyrën më të paturpshme se kinse zyrtarisht do t’i vizitojnë të paraburgosurit në Hagë.
Një gënjeshtër e madhe.
Kjo nuk është e vërtetë, dy persona kanë bërë kërkesë private për t’i vizituar të paraburgosurit, njëjte siç mund të bëj çdo qytetar i Kosovës, absolutisht s’kanë paraqitë kërkesë zyrtare.
Si të tillë të paktën Nasim Haradinaj e ka refuzu, sepse nuk pranon të manupilohet opinioni publik nga manipuluesit e llojit të këtillë!
Stop manipulimeve të ulta!
Ndryshe, Rrahim Hashimi ishte ish-pjesëtar i “Forcave Komando Delta” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga brigada 138, ndërsa para dy muajve ai kishte njoftuar se ishte ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale më 9 prill të këtij viti./arbresh.info/

LEXO EDHE

Haxhiu: Në fund të shtatorit do të vizitojmë në Hagë krerët e UÇK-së, është obligimi ynë institucional – Arbresh.info

Të ngjashme