Kurti e bën këshilltar Florim Isufin që bashkë me Shpejtimin Bulliqin kundërshtonin demarkacionin me Malin e Zi

15:31 | 10 Shtator 2021
arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot profesorin universitar Florim Isufi, këshilltar politik të jashtëm (pro-bono) për gjeoinformacion dhe çështje të kufirit.

Bashkëpunimi i mëhershëm i kryeministrit Kurti me profesorin Isufi për çështje të kufirit, tani do të vazhdojë në kuadër të kabinetit të tij.

Ai i uroi punë të mbarë në detyrën dhe përgjegjësinë e re.

Isufi ishte një prej zërave që bashkë me Shpejtim Bulliqin kundërshtonin demarkacionin me Malin e Zi. Ky i fundit tashmë është edhe kryetar i Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, parti e drejtuar nga Albin Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme