Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.
MSH informon se janë aplikuar gjithsej 1.358.067 doza të vaksinës, ndërsa 603.795 qytetarë janë rivaksinuar.
“Dje janë vaksinuar gjithsej 16.737 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 1.959 qytetarë. 54% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.
“30% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja”, thonë nga MSH.
Konferenca në Mynih, Osmani: Kosova prezente me një angazhim...
Fluks në Morinë, 17-vjetorin e Pavarësisë qytetarët e Kosovë...
Kurti me gruan bëjnë homazhe në vendin e sulmit në Mynih ku ...
Shembet miniera e arit në Mali, vdesin 40 njerëz
Presidenti i Gjermanisë uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavar...
Derby d’Italia/ Juventus dhe Inter publikojnë 11-shet startu...