Për të forcuar mbrojtjen e saj kundrejt fqinjit problematic veriore, Koreja e Jugut ka krijuar një balistike edhe më të fuqishme se ato ekzistueset.
Vendi është në fazat e fundit të prodhimit të raketës që mund të mbajë një kokë raketore me mbushje deri në 3 tonë, njoftoi agjensia e lajmeve Yonhap, sipas të cilës ka shtuar ndjeshëm dhe buxhetin për garantimin e sigurisë së vendit nga Koreja e Veriut.
Në draftin e ministrisë së mbrojtjes për periudhën 2022-2026, theksohet “zhvillimi i raketave të reja me një fuqi shkatërruese shumë më të lartë”, përmirësimi i sistemeve të mbrojtjes ajrore si dhe zhvendosja e interceptorëve të rinj kundër artilerisë me rreze të gjatë veprimi.
”Do të kemi raketa më të fuqishme, që shkojnë më larg dhe janë më precize në mënyrë që të frenojmë kundërshtarin dhe arrijmë paqen e sigurinë në gadishullin Korean”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Arma e re me mbushje deri në 3 tonë dhe një rreze fluturimi prej 350-400 kilometrash, është krijuar të shkatërrojë strukturat nëntokësore si ato që besohet se përdor veriu komunist për të ruajtur armët e tij atomike./tch/
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...