Rita Ora “Ikonë e stilit” në “Daily Front Row’s Fashion Media Awards”

14:18 | 10 Shtator 2021
arbresh.info

Ato janë dy nga artistet më të famshme të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar.

Këngëtaret e famshme Rita Ora dhe Charli XCX dukeshin tejet me stil të enjten në mbrëmje teksa bënë një shfaqje mbresëlënëse në “Daily Front Row’s Fashion Media Awards”, të organizuar në Rainbow Room në Rockefeller Center të New Yorkut.

Interpretuesja e hitit “Hot Right Now”, 30 vjeçe, bëri një hyre klasike në event e veshur me një fustan të zi, ndërsa këngëtarja tjetër e hitit “Fancy”, 29 vjeçe, dukej gjithashtu glamuroze në ngjyrën vjollcë, shkruan DailyMail.

Artistja shqiptare me renome botërore u shpërblye në këtë mbrëmje me çmimin e Ikonës së Stilit, kështu që natyrisht ishte e etur për ta shijuar mbrëmjen në maksimum.

Veshja e saj e zezë me mëngë voluminoze e bëri 30-vjeçaren të dukej tejet atraktive, ndërsa vuri në pah linjat e saj trupore.

Ajo e rriti lartësinë e saj me një palë këpucë të zeza dhe i mbajti aksesorët në minimum për të lejuar që dekolteja me pupla të zërë vendin e parë.

Duke i kthyer flokët e saj bionde nga fytyra, Rita dukej edhe më tërheqëse ndërsa i kishte sytë e lyer errët dhe kishte vendosur pak shkëlqim në buzët e saj.

Të pranishëm në shfaqje ishin edhe supermodelja Gigi Hadid dhe Irina Shayk, të cilat vodhën vëmendjen gjatë shfaqjes me dukjen e tyre.

Rita i falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e saj për këtë çmim, ndërsa nuk i kurseu edhe fotografitë tjera në Instagram.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme