Sali Berisha: Vendimi për përjashtimin, kompromis Basha-Rama

13:42 | 10 Shtator 2021
arbresh.info

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se ai është pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Edhe pse Lulzim Basha mori vendimin për përjashtimin e tij nga grupi, Berisha shprehet se ai është pjesë e PD dhe mund të shkojë kur të dojë në seli.

Për ish-kreun e PD vendim i Bashës është ‘null and void” dhe thotë se ka ardhur si pasojë e kompromisit të tij me Ramën, transmeton arbresh.info.

“Vendimi, kompromisi Rama-Basha është ‘null and void’, s’ka mbështetje ligjore përveç fëlliqësisë morale në pazaret mbrapa shpine ndaj një force politike. Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD dhe të jeni të sigurt që do jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të gjithë forcën, të gjithë vendosmërinë, legjitimitetin, për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin, drogën, dhunimin e votës dhe pazareve të fëlliqura me ata që e shndërrojnë PD në fasadë opozitë”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme