Google ADS

Shkup, 168 kundërvajtje në komunikacion

10:43 | 10 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara kontrolluese në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 168 masa prej të cilave 28 janë për tejkalim shpejtësie, 10 për vozitje pa leje, 13 për motoçiklistët”, sqarojnë nga policia.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 14 masa për përdorim të telefonit, 10 për këmbësorët, shtatë për mospërdorim të rripit të sigturisë, gjashtë për kalim në të kuqe dhe 48 për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme