Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, i cili u vra mbrëmjen e së mërkurës, do të varroset të premten.
Lajmin e ka bërë të ditur miku i Ademajt, Arton Muhaxheri, i cili ka bërë të ditur se varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Katund i Ri.
“Ju njoftoj se me date 10.9.2021, ne ora 14:00, behet varrimi i te dashurit tone, ASTRIT (REXHEP) ADEMAJ. Varrimi behet ne varrezat e Katundit te Ri, ne Peje!”, ka shkruar Muhaxheri në Facebook.
Ndryshe, përveç Astrit Ademajt, të mërkurën në Pejë mbeti i vdekur edhe ish-bashkëpartiaku i tij, Blerand Kadriaj.
Ademaj dhe Kadriaj dyshohet se u gjuajtën me armë mes vete, duke pësuar lëndime vdekjeprurëse kryesisht në pjesën e gjoksit dhe barkut. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt, Avniu, i cili pas trajtimit mjekësor është prangosur dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën